Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në fshatin Bizhdan, njësia administrative Tregan, pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e mbante pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.