Elbasan

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.