Elbasan
Identifikohet dhe vihet në pranga, menjëherë pas denoncimit të përfaqësuesit të një objekti kulti në qytet, 36-vjeçari i cili më parë, vodhi një send me vlerë, në këtë objekt kulti.
Ky shtetas u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot.
Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe të denoncuara nga qytetarët e dëmtuar, si dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas u kap në flagrancë teksa tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. B. është gjithashtu autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.