Një person ka mbetur i vdekur pas një sherri banal mes dy grupeve kundërshtare, jashtë një qendre interneti në qytetin e Vlorës.

Viktima është identifikuar si Armando Meto, 55-vjeç, i cili ishte ndërtues ne Vlorë.

Burime bëjnë me dije se sherri mes personave ka ndodhur me sende të forta në afërsi të Gjykatës së Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet mbi dinamikën e konfliktit.

Previous articleShembet soleta në Qerret, humb jetën rrugës për në spital pronari i banesës
Next articleElbasan/ Arrestohet teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot.