Mjekët bëjnë thirrje për kujdes

I nxehti që kanë përfshirë qarkun e Elbasanit gjatë dy muajve të fundit kanë bërë që të ketë një shtim të personavë që kanë shfaqur problem shëndetësore. Numri i personave që kërkojnë ndihmë të specializuar në spitalin rajonal të Elbasanit gjatë 24 orëve arrin në 100-150 persona.

Rritje e rasteve që kërkojnë ndihmë mjeksore vërehet edhe në repartin e neurologjisë .

 Doktor Ermal Kurmaku thotë se është rritur numri i personave që drejtohen tek mjeku specialist për shkak të problemeve neurologjike të ndikuara kryesisht nga temperaturat e larta.

Viti pandemik që lam pas ndikon në rritjen e numrit të personave që shfaqën probleme neurologjike.

Për të shmangur problemet me shëndetin sidomos gjatë ditëve të nxehta mjeku ka këto këshilla.Temperaturat e larta pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim ndaj nuk duhet neglizhuar kujdesi.