Vijon aktiv zjarri i madh në malin e Çikës në Vlorë prej dy ditësh.

Bëhet me dije se deri më tani janë djegur 5 hektarë shkurre. Mësohet se zjarri në malin e Çikës po përparon në drejtim të Llogarasë.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, por ndërhyra e tyre është e vështirë për shkak të terrenit.