Fëmijët e shkollave janë në ditët e fundit të pushimeve verore. Tashmë kanë nisur përgatitjet për vitin e ri shkollor, dhe shpërndarja e teksteve ka filluar. Për arsimin publik, ato janë janë falas, por jo të gjithë të rinj.Duket se punën më të vështirë e kanë mësuesit kujdestarë, të cilët duhet të kombinojnë librat e rinj me tekstet e përdorura.Por pasi kanë parë gjendjen e librave të përdorur, me shënime dhe të pa fshirë, shumë prindër kanë refuzuar t’i marrin.Por ka edhe raste që në paketën e librave që i dha shkolla nuk ka asnjë tekst të ri. Të gjitha librat janë jo vetëm të përdorur, por edhe me detyra gati.Për këtë arsye shumë prindër në qytetin e Elbasanit kanë zgjedhur që ti marrin libra të rinj fëmijëve të tyre edhe pse kjo ka kosto finaciare dyfish.

Për shitësit e librave idea e të përdorurit disa herë të njëjtat tekst është e gabuar.

Këtë vit më me fat janë nxënësit e klasave të para dhe të pesta të cilët të gjitha tekstet i kanë të rinj. Më të vegjlit e shkollës, paketën e librave do ta gjejnë mbi banka mëngjesin e 12 shtatorit.Ndërkohë për nxënësit që ndjekin shkollat jopublike tekstet nuk janë falas. Ndërkaq më 12 shtator, rreth 460 mijë nxënës pritet të nisin vitin e ri shkollor, ku  afro 29 mijë ulën për herë të parë në bankat e shkollës./Egnatia news