Ka nisur puna për ndërtimin e bashkis së re në Elbasan, ku siç është bërë e ditur më parë godinës ekzistuese do ti shtohen anekse të reja duke rritur hapësirat për shërbimet publike.

Projekti i miratuar nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit, ka nisur me punimet ku këto ditë zona përreth godinës është rrethuar dhe në të kanë mbërritur makineritë e rënda. Punimet për zbatimin e projektit kanë një afat dy vjeçar.

Para nisjeve të punimeve,
drejtoritë e bashkisë dhe shërbimet e tjera ndaj qytetarëve u spostuan në ambientet e Shkollës së Formimit Profesional tek Fubi. Pjesë të tjera të bashkisë janë edhe tek ish- Aluizni, dhe prapa shkollës Onufri.

Ky është rikonstruksioni i parë i godinës që nga koha e ndërtimit. Amortizimi dhe rritja e qytetit e drejtorive në shërbim të qytetarëve, ka kushtëzuar edhe nënshtrimin e një rikonstruksioni të domosdoshëm.