Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen Silvana Moli , 31 vjeçe, banuese në fshatin Kuqan, Elbasan, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. P., 18 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 31-vjeçarja, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga shtetasin B. P. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës,Tiranë.