Me këtë sarkazëm e nis Astrit Patozi komentin e tij mbi proçesin e negociatave për përzgjedhjen e emrit të presidentit .
Në fakt e goditur dhe për ata që kanë shije shumë të hidhur .
Më tej Patozi vazhdon komentin e tij :

Meqë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës po bëhen para kamerave, futini edhe një sfilatë të kandidatëve, që ta bëni tamam dhe të plotë transparencën.

Dhe pasi të parakalojnë ata përballë jurisë kompetente, shpallni pastaj të hapur televotimin për publikun, që fituesi të jetë sa më i mbështetur dhe gjithëpërfshirës.