Temperaturat e larta kanë ndikuar tejmase në përditshmërinë e qytetarëve ku lëvizjet e tyre janë më të reduktuara. Por në stinën e verës temperaturat e larta nuk janë i vetmi shqetësim për qytetarët. Pak ditë më parë Egnatia News ngriti shqetësimin e produkteve të bylmetit, teksa shiteshin në ambjente të hapura dhe të pambrojtura. Por gjithashtu problem për qytetarët janë dhe produktet e ambalazhuara që blihen nga fëmijët në rrugë. Çokollata është një nder produktet me të pëlqyera për fëmijët, por prindërit për Egnatia News shprehen se ndjehen të frikësuar teksa i blejnë fëmijëve të tyre produkte të ambalazhuara nga përsona të cilët shesin në rrugë. Ata shprehen se Bashkia Elbasan duhet të shtojë me tepër kontrollet ndaj përsonave të cilët shesin në rrugë pasi nuk kanë siguri për produktet e tyre, ndonëse disa prindër shprehen për Egnatia News se janë të detyruar ti blejnë pasi fëmijët ua kërkojnë ose i marin pa dëshirën e tyre, të tjerë i bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes ndaj fëmijëve të tyre duke reduktuar blerjen e produkteve të ambalazhuara të cilat shiten në rrugë.

Kanë qënë të shumta rastet ku qytetarët janë ndeshur me produktet e bylmetit të qëlluar të prishura apo dhe të skaduara me data të parakohshme. Ndonëse rastet nuk kanë qënë fatale, qeveria në këto ditë të nxehta duhet të ushtrojë me tepër kontrolle.