Gjykata e lartë ka rrëzuar vendimin e apelit administrative që pezullonte nga detyra dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj e Alfred Shehu.

Po kështu gjykata urdhëroi prishjen e vendimit dhe kthimin për gjykim në apelin administrative, por me një tjetër trupë gjykuese.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, ndërsa më herët gjykata administrative pranoi kërkesën e prokurores Sonila Muhametaj që animoi skulifikimin nga KLP për një vend në prokurorinë e posaçme.

Në atë kohë, gjykata i ka vlerësuar si jo të rregullta procedurat për zgjedhjen e dy prokurorëve, Elvion Gogaj dhe Alfred Shehut dhe se duhet rishikuar procedura në të cilën është zhvilluar gara