Imazh negativ për turizmin

Lumenjtë dhe përrenjtë që shtrihen në territorin e qarkut të Elbasanit janë të ndotur. Banorët gjejnë rrugën më të shkurtër dhe të shëmtuar duke i hedhur mbetjet në shtratin e tyre. Specialistët e fushës shprehen të shqetësuar për këtë fakt pasi kjo ndotje në fund përfundon në det, aty ku ka nisur dhe sezoni i plazhit.

Këto pamje vijnë nga fshati “Godolesh” në Elbasan. Kjo nënë nën shoqërinë e mbesës i hedh mbetjet në përroin e fshatit. Sasia e mbetjeve të hedhura në shtratin e përroit janë dëshmi se edhe banorët e tjerë bëjnë të njëjtën gjë si ajo. E zënë në faj nuk pranon të prononcohet, ndërsa banorët aty janë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre, ndërsa justifikohen se nuk ka kontinierë ku ti hedhin mbetjet.

Imazhet e ndotjes sipas ambjentalistit ndikojnë negativisht për turizmin.Me nisjen e sezonit turistik bën me dije se e ka përqëndruar vëmendjen në zonat problematike, por që nuk i ka dhënë zgjidhje këtij fenomeni shqetësues.