Zgjedhin jugun

Pushimet verore vazhdojne të mbeten tema më aktuale gjatë kësaj periudhe. Temperaturat e larta janë bërë të pabërballueshme çka ka sjellë që qytetarët të shpejtojnë për të zgjedhur vendin ideal për të kaluar ditët e nxehta.

Alternativat mbeten të shumta por shumë kushtëzohen nga faktorë si kushtet ekonomike,mungesa e kohës etj dhe preferojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar.

Sipas tyre bregdeti shqiptar kryesisht jugu është një bukuri që nuk duhet humbur dhe se ndihen me fat që vendi ynë ka vende turistike kaq të veçanta.

Një nga problematikat më të mëdha të këtij viti kanë qenë çmimet e papërballueshme çka ka sjellë që qytetarët të zgjedhin vende më të lira si bregdeti i Durrësit,Golemit,Spille etj.