I shërben banorëve dhe turizmit

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i shoqëruar nga kryebashkiaku Gledian Llatja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Desantila Tahiraj, kanë inspektuar punimet që po kryhen në rrugën e Shelcanit, e cila bën të aksesueshme komform të gjitha parametrave kishën e Shën Kollit në këtë zonë.

Balla e cilësoi kishën e Shelcanit një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dhe investimi në këtë rrugë ishte një domosdoshmëri, e cila tani po bëhet realitet.

Kryebashkiaku Gledian Llatja pohoi se në këtë rrugë janë parashikuar edhe vendet e parkingut.

Sipas tij, janë 1300 banorë që përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në këtë zonë, e cila do të sjellë një zhvillim të turizmit, ndërkohë që në të ardhmen pritet të rikonstruktohet edhe vetë kisha e Shelcanit.

Sipas deputetes së PS, Desantila Tahiraj, kjo rrugë ka qenë ëndërr për banorët, e cila tani falë investimit po bëhet realitet.

Mijëra turistë çdo vit e vizitojnë këtë objekt kulti, i njohur për afresket mbi 500 vjeçare të Onufrit, ndërsa rikonstruksioni i kësaj rruge do ta bëjë akoma më të aksesueshme këtë objekt të rëndësishëm.