Vera e vitit 2021 konsiderohet si vera më e nxehtë të paktën në 5 vitet e fundit . Termometri ka shënuar temperatura  deri në 43 gradë Celsius në qytete si Elbasani dhe Belshi të cilët janë dy qytetet më të goditur nga i nxehti afrikan.

Elbasanit ishte në mesin e dhjetë qyteteve me temperaturat më të larta sa I takon qyteteve Europiane. I nxehti afrikan ka bërë që  qyteti të boashtiset dhe qytetarët të eleminojnë daljet sidomos gjatë pikut.

Shumë kanë zgjedhur të largohen nga qyteti në vende më të freskëta ndërsa të tjerë thonë se janë duke u munduar të gjejnë mënyra të përshtatshme për të qëndruar freskët. Sipas elbasanasve kjo është një nder Verat më të nxhehta që mbajnë mend vitete e fundit.

Si pasojë e temperaturave të larta ka pasur edhe një shtim të numrit të personave që kanë kërkuar ndihmë mjeksore pranë shërbimit të urgjencës në Elbasan nga ku burime bejnë më dije se numri I personave që kërkojnë ndihmë gjatë 24 orëve arrin deri në 70 persona.

Sipas shërbimit meterologjik situata do të vijojë të jetë e njëjtë për të paktën edhe 10 ditët në vijim ndaj këshillohet që të evitoni në maksimum daljet./Egnatia news