Prej disa javësh edhe Shqipëria vijon të jetë nën pushtetin e zjarreve të cilat kanë përfshirë pjesën më të madhe të bashkive të vendit.

Fatmirësisht sa I takon qarkut të Elbasanit deri më tani nuk janë shënuar zjarre problematikë . Të vetmet vatra u identifikuan gjatë 24 orëve të fundit në njësinë administrative Labinot Mal në fashtin Gur I Zi por menjëherë pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrëfikës është bërë e mundur vendosja nën kontroll e situatës.Edhe në bashkinë e Gramshit u shënua një vatër zjarri por që gjithashtu nuk ka krijuar probleme.

E vetmja vatër zjarri që alarmoi shërbimin zjarrëfikës e yjor ishte ajo në fshatin Qukës por që flakët u vunë nën kontroll nga autoritete që ndërhynë  në kohë.fatmirësisht nga këto incidente të shënuara ka pa pasur persona  të lënduar dhe as dëme material të shkaktuara. Edhe pse qarku I Elbasanit është përfshirë nga temperature shumë të larta të paktën në dy muajit e fundit duket se qytetarët janë ndërgjegjësuar që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura. Kujtojmë që zjarrëvenia është vepër penale dhe ndëshkohet me ligj./ Egnatia news