Home SHOWBIZ Elseid Hysaj “sfidon” Cristiano Ronaldon

Elseid Hysaj “sfidon” Cristiano Ronaldon

28

Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të pasur në botë, i cili nuk kursehet aspak sa i përket shpenzimeve për makina të shtrenjta.

Në këtë drejtim, ylli portugez duket se ka një “rival të fortë” dhe ai është Elseid Hysaj, një tjetër futbollist i apasionuar pas makinave të shpejta dhe të shtrenjta. Pak kohë më parë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit bëri të ditur se ka blerë një Lamborghini, ndërsa në garazhin e tij është edhe një Mercedes Benz GLE.

Ndërkohë, një ditë më parë, Hysaj ka postuar një foto në Instagram me një Ferrari, edhe pse është e paqartë nëse është makina e tij e re.

Aktualisht, Hysaj është me pushime dhe në pritje për të mësuar se cili do të jetë ekipi i tij i ardhshëm se ku do të vijojë karrierën