Elvana Gjata lançoi para pak muajsh albumin e saj më të ri, që mban titullin “Çelu” dhe sot ajo zgjodhi dy persona të veçantë për t’iu bërë dhuratë. Anita dhe Ramush Haradinaj janë të përzgjedhurit e këngëtares, e cila me kënaqësi iu erdhi në vizitë për t’iu bërë dhuratën e këndshme.

“Elvana Gjata na nderoi duke na e dhuruar nje album me plot dashuri qe vetem ajo di te krijoi!! Faleminderit per cdo emocion, cdo dashuri dhe plot sentiment ne secilin varg te seciles kenge, ka shkruar Anita teksa sjellë foton me këngëtaren.

Kujtojmë se para disa ditësh, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në kabinetin e saj këngëtaren e famshme shqiptare Elvana Gjatën. Këtë e bëri të ditur vetë Elvana përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar disa foto me Presidenten e Kosovës dhe ka zbuluar se ka i dhuruar kësaj të fundit një kopje të albumit të saj më të ri “Çelu”.

Elvana ka treguar se të dyja bashkë kanë biseduar për artin, të ardhmen e vendit dhe shpresën për ditë më të bukura për shqiptarët.

“Faleminderit që më prite Presidente @vjosa.osmani

E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët. #womenempowerement #çelu”, shkruan Elvana në postimin e saj.

icon style