Beteja mjaft e famshme Epic Games – Apple ka zbuluar shumë “sekrete” të të dyja kompanive. Email-et e zbuluara së fundi tregojnë se Apple ishte e gatshme t’i ofronte Netflix një trajtim special për të bindur platformën që të mos hiqte dorë nga in-app purchases. Megjithatë Netflix më vonë vendosi heqjen e mundësisë së abonimit brenda aplikacionit për të shmangur “taksën” e Apple.

9to5Mac raporton se gjithçka filloi kur Netflix nisi një studim për të vlerësuar impaktin e heqjes së abonimit in-app në iOS. Në përfundim të studimit u pa se përdoruesit e Netflix në iOS që ndërprisnin abonimin ishin më tepër se përdoruesit që regjistroheshin në mënyra të tjera, si përshembull përmes website-it zyrtar.

Screen_Shot_2021_05_05_at_5.10.01_PM.jpg

Një tjetër arsye sigurisht është marrja e 30% të përfitimit nga Apple për çdo abonim që kryhej nga aplikacioni në App Store. Në korrik të 2018 punonjësit e Apple i dërguan një email Netflix ku kishin listuar të gjitha avantazhet e blerjeve in-app. Në të përmendeshin dhe oferta të reja, si përshembull bundle offers për një shërbim Netflix / Apple dhe promocioni që Apple bëri për Netflix falas në seksionin editorial në App Store.