Një 60-vjeçar, i dënuar më 12 vjet burg, është ekstraduar nga SHBA në Shqipëri. Sipas policisë, ky person është dënuar nga gjykata e Apelit me 12 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Gjatë periudhës 2014-2015, 60-vjeçari, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, nga Turqia drejt Shqipërisë, me itinerar Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri, për t’i shitur këto lëndë në tregun e brendshëm. Më pas ai synonte të trafikonte sasinë e drogës drejt vendeve të tjera të BE-së.
