Tiramisu është një ëmbëlsirë e shijshme italiane e përbërë nga biskota të lagura me kafe dhe mascarpone ose krem, mirëpo tani mund të jetë dhe “emri i koduar” i Android 13.

Deri në versionin Android 10, të gjithë versionet e mëparshme të sistemit operativ janë emërtuar me një numër dhe një emër ëmbëlsire të cilat vazhdonin në rend alfabetik, si përshembull Android 4 quhej Ice Cream Sandwich, 4.1 ishte Jelly Bean dhe 4.4 ishte KitKat. Por me Android 10 kjo gjë ndryshoi pasi ishte disi e vështirë për të gjetur një ëmbëlsirë që fillon me shkronjën Q, dhe që atëherë versionet e reja u publikuan vetëm me numra.

Jo zyrtarisht, besohet se Google ka vazhduar emërtimin e këtyre versioneve me emra të tjera ëmbëlsirash. Personat e brendshëm për versionin Android 10 përdornin emri Quince Tart, për Android 11 Red Velvet Cake dhe për Android 12, i cili do të lançohet në vjeshtë, Snow Cone.

Në fakt Google mund të kishte përdorur dhe emra të tjera si Turkish DelightTwix (i cili ngjan si një ribrandim i versionit KitKat), ToffeeTrifle e shumë emra të tjerë.

geek