Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion dulke vënë në pranga një zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetaset Joana Duro, me detyrë Sekretare në Mininistrinë e Shëndetësisë dhe Laura Shteto.
Sipas informacioneve, mësohet se ajo akuzohet për korrupsion dhe për rrushfet 4 milionë lekë.
Por për këtë aksion të SPAK-ut kryeministri Edi Rama ishte vënë në dijeni dhe e paralajmëroi atë para se të bëhej publike.
Pasi në takimin në kuadër të turin e falënderimit që mbajti sot pasdite në Tiranë, Rama tha se një ish-sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë dhe nuk fshehu zhgënjimin dhe indinjatën për këtë person “të padenjë”.
Rama iu drejtua me ish, duke lënë të kuptojë se ka firmosur dhe shkarkimin e saj.
“Para pak orësh dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një ish-sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo?
Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti dhe unë uroj që të ketë sa më shumë të tilla por ama nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është realisht diçka e rëndë.
Mungesa e sensit të patriotizmit, mungesa e sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme.”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë takimit falënderues për fitorn e zgjedhjeve në Bashkinë e Kamzës.