Partisë Socialiste ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më datë 2 Shtator, në orën 10:00, në pallatin e Kogreseve.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, u bën me dije datën dhe vendin e mbledhjes, teksa sqaron se rendi i ditës do të njoftohet ditën e nesërme.

Mesazhi i kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla

Të nderuar anëtarë të AK!

Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!