Aktivistja Evi Kokalari i përgjigjet deputetit demokrat Belind Këlliçi, në lidhje me padinë që ky i fundit ka bërë sot në Gjykatën e Tiranës dhe kërkonte prej saj një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh. Kokalari thotë se ka prova për manipulimet që Këlliçi ka bërë në Këshillin Kombëtar të PD.

“Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin”, shkruan ndër të tjera Kokalari.

Pra, aktivistja e Foltores së Sali Berishës pranon se në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD-së janë manipuluar, ama këtë nuk mund ta bënte publike sepse ka firmosur një dokument që nuk lejon publikimin.  

“Gjithashtu, Belindi ka derguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ‘ngacmimet seksuale’, dhe ndryshe nga une që i kam sulmet të drejtëpërdrejta, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum”, vijon ajo.

Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:

Belind Kellici me doli ne shteg!! E falenderoj Belind Kellicin për padine ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qënë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar.

Une votat i disponoj dhe Belindi këtë e di si anëtar i Komisionit Zgjedhor. Dhe luftën që kam bërë për ti parë rezultatet, ai e di shumë mirë.

Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin.

Ama, kur gjykatësi i çështjen se Belindit kundër meje do të më kërkoj faktet, nuk do të kem zgjidhje por t’ia jap gjykatës për shqyrtim, pra si e tillë, PD apo Komisioni nuk mund të më hedh në gjyq sepse është gjykata ajo që po më detyron ti bëj disi faktet publike.

Gjithashtu, Belindi ka derguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ‘ngacmimet seksuale’, dhe ndryshe nga une që i kam sulmet të drejtëpërdrejta, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum. Pra, pis me baltë nuk e bëra unë – unë në baltë e gjeta. Nejse, më vjen mirë që më dole në shteg!!