Kourtney Kardashian po jeton momentet më të bukura , ndërsa është në një lidhje dashurie me artistin Travis Barker. Marrëdhënia e tyre sa vjen e bëhet më e fortë e duket se ata janë bërë për njëri-tjetrin.

“Ata janë shumë të dashuruar dhe vazhdimisht shprehin afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Ata kanë një lidhje shumë të fortë”, kanë thënë disa burime për çiftin për “ET”.

Burimet kanë treguar se Kourtney dhe Travis i qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit në çdo moment.

“Travis e bën Kourtney-n të ndihet speciale dhe ai i tregon gjithmonë se sa shumë e do dhe sa e rëndësishme është ajo për të. Kourtney ka qenë gjithmonë shumë e dashur ndaj tij gjithashtu dhe ka bërë përpjekje të mëdha për t’i tregua se sa shumë interesohet për të”

Por familja e Kourtney-t duket se është disi e shokuar për këtë lidhje të re të saj.

“Familja e Kourtney-t është e lumtur për të, por ata janë pak të shokuar sepse nuk e parë atë kurrë më parë kështu”, kanë thënë burimet në fjalë.

Kourtney dhe Travis nisën marrëdhënien në muajin janar dhe në një kohë të shkurtër gjërat mes tyre avancuan shumë shpejt. Ata kanë qenë me pushime bashkë kudo, i kanë bërë vazhdimisht dhurata luksoze njëri-tjetrit dhe nuk kanë nguruar ta shprehin publikisht dashurinë. Madje pak kohë më parë Travis vendosi të bënte tatuazh emrin e Kourtney-t në kraharorin e tij.