Instagram po e bën më të thjeshtë për t’ju drejtuar personave të ndryshëm me përemrat e tyre të përcaktuar nga vetë ata. Kompania u shpreh se do të lejojë përdoruesit të vendosin deri në 4 përemra në profilin e tyre, të cilat mund t’i paraqiten të gjithë përdoruesve të tjerë ose vetëm atyre që ju ndjekin.

Instgram thotë se njerëzit mund të plotësojnë një form për të shtuar një përemër, nëse nuk është prezent, ose mund ta shkruajnë direkt në bio. Ky shërbim do të jetë i pranishëm në disa shtete të paspecifikuara nga Instagram.

Disa pjesëtarë të stafit të The Verge, të cilët e kanë këtë shërbim të aktivizuar, kanë postuar disa screenshots për të shuar kuriozitetin e përdoruesve.

Në treg gjenden dhe platforma të tjera që lejojnë përdoruesit të shtojnë përemra në profilet e tyre, si përshembull OkCupid dhe LyftFacebook e ka ofruar këtë shërbim që në vitin 2014, edhe pse ai ishte dhe është ende i limituar në he/him, she/her dhe they/them.