Çaush Shehaj është 89-vjeçar i cili humbi jetën ditën e sotme në spitalin eFierit.

Ai ndodhej aty pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga 2 grabitës që ju futën në shtëpi dhe e dhunuan, kërcënuan me armë e i vodhën një shumë parash.

Lidhur me ngjarjen për Ora News kanë folur Asqeri Çela dhe Astrit Çela që e kanë dajo 89 vjeçarin.

Ata  kanë treguar se  i afërmi i tyre është dhunuar në mënyrë barbare nga grabitësit.

Në  të gjithë trupin  ka pasur hematoma. Ata thonë se i moshuari jetonte i vetëm në banesë me bashkëshorten e tij të semurë nga skleroza.

Ndërkohe që 4 fëmije të martuar të 89 vjeçarit ndodhen në emigrim.

Sipas tyre ky është rast i përsëritur, pasi ka ndodhur edhe një herë tjetër kur i kanë vjedhur çiften por s’kanë gejtur para.

Të afërm të të moshuarit kanë kërkuar të vihet në vend drejtësia dhe të marrin dënimin e merituar per autorët e kësaj vrasje të shëmtuar.