Krahasuar me një vit më parë shqiptarët do të shpenzojnë më pak për tryezën e fundvitit kjo për shkak të rritjes së çmimeve e pamundësisë ekonomike. Këto dy ditë të fundit të 2022 të gjithë janë duke bërë përgatitjet për natën festive por jo të gjithë i kanë mundësitë ekonomike që të blejnë gjithçka që dëshirojnë. Qytetarët në Elbasan thonë se këtë vit tryeza e tyre do të jetë më e vërfër për shkak të rritjes së çmimeve të cilët më të ardhurat që kanë nuk i përballojnë dot të gjitha produktet e nevojshme.

Sinkrone

Një fakt tjetër që reflekton edhe nivelin e ulët të jetesës së qytetarëve në Elbasan është edhe numri i lartë i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti.Sipas të dhënave të INSTAT Elbasani është bashkia me numrin më të lartë të familjeve me ndihme ekonomike ,plot 16 mijë./EGNATIA NEWS