Këngëtarja dhe artistja, Filloreta Raçi, ose siç njihet ndryshe edhe me emrin e artit si Fifi, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të zyrtarizimit të lidhjes së saj me Adis Patushin.

Kishte shumë zëra ose thashetheme që besonin se këngëtarja ishte në një lidhje me Adisin, por vetëm më vonë u vërtetua romanca mes dyshes.

Ditën e djeshme, videoja e puthjes së çiftit ka qarkulluar kudo. Çifti i ri shihen duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte.

Për ata që ndoshta ende nuk e dinë, Adisi është ish-partneri i modeles, Adrola Dushi, nga martesa e të cilëve erdhi në jetë djali, Troi.

Modelja, për habinë e të gjithëve ka reaguar ndaj këtij lajmi duke pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: “Ju pëlqen çifti?”

Pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro çiftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin.

Kujtojme se divorci i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushi, nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018.

Adrola u shpreh se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.

Kujtojmë se gjatë intervistave më herët për ndarjen, Adrola është shprehur:

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”.