Finalizohet operacioni policor i koduar “Celulari”, për goditjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Elbasan. Vihet në pranga 1 shtetas që kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tij, për organizimin e lojërave të fatit. Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, që u kap duke vënë baste spotive nëpërmjet celularit, në ambientet e lokalit.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Celulari”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: -G. P., 45 vjeç, banues në Elbasan, pronari i lokalit ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit; -O. Ç., 27 vjeç, banues në Elbasan, klient në lokalin e shtetasit G. P. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit G. P., u gjetën dhe u sekuestruan 3 aparate celulare që përdoreshin për vënien e basteve sportive online.

Gjatë shoqërimit, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./egnatia news