Tjetër rezultat zhgënjyes për Spanjën. Iberikët e Luis Enrikes, nuk mundën të shkonin më shumë se barazimi 1-1 ndaj Polonisë, në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin E, duke vënë në rrezik, kualifikimin për më tej.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të më anë të Alvaro Moratës, spanjollët, nuk arritën të dilnin nga kjo përballje me 3 pikë, pasi ishte Robert Levandovski ai i cili në minutën e 54-t, me një gjuajtje të bukur me kokë brenda zonës, shtangu tifozët iberikë të pranishëm në stadiumin “La Cartuja”, të Sevijas.

Djemtë e drejtuar nga Enrike, kishin shansin e artë të kalonin sërish në avantazh në minutën e  58-të, kur Moreno gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte barazimi i dytë për Spanjën, pas atij ndaj Suedisë, teksa sfidën e radhës verdhekuqtë do e luajnë ndaj Sllovakisë. Ndërkohë që Polonia do të tentojë gjithçka për gjithçka ndaj suedezëve në ndeshjen e fundit.

Me vetëm 2 pikë në 2 ndeshje, tifozëve iberikë u janë futur të dridhurat, teksa një rezultat negativ ndaj sllovakëve, do të sillte eliminimin.

panorama al