Digjet një trajleri në autostradën Tiranë-Durrës. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet se flakët janë masive dhe tymi ka mbuluar zonën.

Rimorkioja e trajlerit duket teksa digjet nga zjarri që vijon ende. Qarkullimi në autostradë është bllokuar për minuta të tëra.