Aktori i njohur i humorit shqiptar Koço Devole ka rezultuar negativ pas testit të koronavirus-it, por gjendja e tij nuk paraqitet e mirë.
Ai gjendet në spital duke marrë trajtim shëndetsor pasi leuçemia ,sëmundja që ka vuajtur prej një kohe të gjatë ka agravuar.
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, djali i tij Genci Devole është shprehur se gjendja e të atit është e stabilizuar.
“Gjendja është stabël, nuk ka përkeqësime por as përmirësime. Ishte e pamundur, gjendja u përkeqësua, nuk ishte në gjendje për të dalë. Ai kishte insistuar kaq shumë që të dilte. Po kemi komunikuar vazhdimisht disa herë në ditë. Babai u përkeqësua, ishte i pa fuqishëm, nuk merrte dot frymë. Dëshironte oksigjen më tepër, dëshironte oksigjen. Kjo është situata, u përkeqësua nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi, ishte pothuajse e pamundur. Babai është i intubuar. Nuk e dimë se sa ditë do të zgjasë. Tamponi mesa di unë ka rezultuar negativ nga virusi. Ai është përkeqësuar nga leucemia, ajo po e mundon si të thuash. Tani nuk mundemi ta takojmë, presim nga shokët e Koços që të na japin formacion. Unë jam në një gjendje nuk e di, herë herë qetësohem sepse nuk po përkeqësohet dhe më jep shpresë që do të përkeqësohet. Specialistët thonë që kaluan 24 orët e para, trupi është mirë, gjendja është stabël. Meraku im tani është i përqendruar tek babai”, u shpreh Genci.