Në spitalin rajonal të Elbasanit është gati hapja e një qendre shëndetsore për trajtimin e peronave të infektuar me Covid-19. Në këtë qendër pëgatitjet për vënien në funksion janë drejt fundit dhe është gati për t’u vënë në punë sapo të ezaurohen kapacitete spitalore në të 4 spitalet COVID në Tiranë.

Drejtoresha e Spitalit rajonal të Elbasanit, Desantila Tahiraj tha se ky spital ka burime njerëzore të mjaftueshme, të cilat po trajnohen nga Ministria e Shëndetësisë.

“Edhe spitali rajonal i Elbasanit po bën përgatitjet përfundimtare për të qenë gati për nëse do jetë e nevojshme për t’u hapur si spital COVID. Për fatin tonë të mirë spitali rajonal i Elbasanit ka burime njerëzore të mjaftueshme, të cilat po trajnohen nga Ministria dhe Urgjenca për të qenë të gatshëm për të përballuar” , u shpreh Drejtoresha Tahiraj.

Edhe kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se qyteti i Elbasanit po bëhet gati për të pasur në funksion një spital Covid në në një moment caktuar kur të jetë e nevojshme.
“Ne kemi shumë qytetarë të Elbasani të shtruar në Tiranë dhe është mjaft e rëndësishme për ata që të shtrohen afër familjeve të tyre” u shpreh Llatja.

Kryetari i Bashkisë ndodhej pranë qendrës spitalore ku janë dhuruar disa pajisje oksigjeni.