Seriali “The Crown” i cili transmetohet në platformën Netflix, ka mbërritur në sezonin e katërt, por duket se nuk po shkakton reagime fort pozitive nga ana e familjes mbretërore britanike.

Edhe pse në fillimin e tij, mbretëresha Elizabetë dukej entuziaste dhe po shfaqej si adhuruese e serialit, tani që ka arritur në sezonin e katërt dhe në qendër të dramës është vendosur lidhja e Lady Dianës me princ Charles, s’ka hije dyshimi se familja mbretërore ka filluar të distancohet nga projekti i Peter Morganit, duke u ndjerë e shkatërruar nga ngjarjet që paraqiten aty.

Aktorja e cila në serial interpreton princeshën Margaret tha se ka dëgjuar që mbretëreshës Elizabetë i kanë pëlqyer të gjitha episodet. Sipas saj një mik i ftuar në një festë, dëgjoi shkarazi bisedën e një grupi personash që po komentonin serialin “The Crown”. Dikush nga mesi i grupit tha: ”Gjyshja ime e ardhuroi”.

Vajza që foli ishte pikërisht mbesa e mbretëreshës Elizabetë, princesha Eugene. Por, refuzimi i princ Williamit për të parë serialin, fakt ky i konfirmuar dhe nga aktorja Olivia Colman e cila interpreton mbretëreshën, është një sinjal se familja mbretërore nuk është dhe aq e interesuar rreth tij.