Reperi Kanye West ka pohuar publikisht se afrikano-amerikani që u mbyt për vdekje në Minesota, me një oficer policie të gjunjëzuar në qafë për nëntë minuta, vdiq nga droga.

Vajza e George Floyd ka në plan të ngrejë një padi kundër Kanye West . Nëna e saj, Roxy Washington, ka në plan të ngrejë një padi për shpifje kundër reperit, pasi ai sugjeroi në podkastin “Drink Champs” se Floyd, i cili u vra nga policia në Minesota, vdiq nga një mbidozë me fentanil. Në fakt ai kërkon 250 milionë dollarë.

Roxy akuzon Westin se “i bën këto komente për të promovuar markat e tij dhe për të rritur vlerën dhe të ardhurat e tij për veten, partnerët e tij të biznesit dhe bashkëpunëtorët e tij“. Madje, ai ka theksuar se kjo ka lënë gjurmë tek vajza e tyre, Janna.

George Floyd dha frymën e fundit në asfalt, me një oficer policie i gjunjëzuar në qafë për nëntë minuta dhe duart e tij të lidhura me pranga pas shpine.

Dhe ndërsa vdekja e tij ka shkaktuar protesta të paprecedentë anti-raciste dhe një valë zemërimi për brutalitetin e policisë në mbarë botën, Kanye West po e “anulon” rëndësinë e tij, duke përmendur drogën si arsye.