Në datën 24.03.2021 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan u mbajt mbledhja e Gjyqtarëve për analizën vjetore të vitit 2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Në këtë mbledhje morën pjesë:
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqesor znj.Naureda Llagami,
Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, znj.Matilda Fetau,
Kryetari i Gjykatës së Apelit Durrës z.Valbon Çekrezi.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan dhe Kryetari i Dhomës së Avokatisë Elbasan.
Nga analiza e punës së kësaj Gjykate, Kryetarja e Gjykatës prezantoi punën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke theksuar faktin se pavarësisht ngarkesës së çështjeve gjyqësore dhe numrit të vogël të Gjyqtarëve, puna në Gjykatë ka vijuar normalisht, duke i garantuar publikut akses në drejtësi dhe gjykim të shpejtë, brenda afatit të arsyeshëm. Në këtë drejtim, Kryetarja e Gjykatës vlerësoi maksimalisht punën e Gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Rezultatet e punës per vitin 2021 u vlerësuan edhe nga Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj.Naureda Llagami.
Në këtë mbledhje, nga Kryetarja e Gjykates u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer që ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Elbasan ne luftën kunder kriminalitetit. Ky bashkëpunim u theksua dhe nga drejtuesi i Prokurorisë Elbasan, z.Kreshnik Ajazi, si dhe nga trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan për vitin 2021 ka perfunduar gjykimin e 6664 çështjeve gjyqësore dhe secili gjyqtar për vitin 2021 ka përfunduar gjykimin për një mesatare vjetore prej 883 çeshtje të gjykuara përgjatë vitit 2021.