Ky është 23-vjeçari, Havier Dobi i arrestuar nga policia e Tiranës pas vjedhjes në një banesë ku ishte punësuar nëna e tij, Rozeta Dobi.

I riu është arrestuar bashkë me nënën e tij Rozeta, pasi më 15 dhjetor kanë vjedhur sende me vlerë dhe para kesh, që kapin vlerën e 120 mijë eurove në banesën ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia sekuestroi 80 mln lekë të vjetra dhe 2 automjete të blera me paratë e vjedhura pas arrestimit.

Siç shihet edhe në foto, 23 vjeçari shihet se bënte një jetë luksi, duke u shfaqur me veshje dhe makina  të markave të shtrenjta.