Pasi Taika Waititi dhe Rita Ora ndezën thashethemet se janë martuar pasi regjisori u pa me një unazë martesë në gisht, vjen konfirmimi i lajmit.

“The Sun UK” raporton se çifti janë martuar në një ceremoni intime në Londër.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre të cilët mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.

Burimi më tej pohoi se këngëtarja e cila pas martesës ka ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi-Ora donte një martesë të vogël në mënyrë që ta mbante marrëdhënien e tyre sa më private. Burimi shtoi se:

“Është planifikuar të bëhet një festë e madhe, e stilit të showbiz-it, por mos prisni ta shihni të pasqyrohet në revistën me ofertën më të lartë”.


Rita duket se e konfirmoi lajmin, pasi u shfaq me një unazë rreth në një foto të publikuar në Instagram të dielën.

Këngëtarja 31-vjeçare dhe regjisori 46-vjeçar u lidhën në maj të vitit 2021. Waititi ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley.