Franca nuk do të ndëshkojë personat e zënë me pasaporta të rreme të vaksinimit kundër koronavirusit, nëse ata vendosin të imunizohen, sipas disa udhëzimeve të lëshuara për autoritetet shëndetësore, transmeton dpa.

Në të njëjtën kohë është krijuar një procedurë në qendrat e vaksinimit për të fshirë dokumentet e rreme nga regjistri kombëtar, dhe kështu policia nuk do të ketë në sistem ato shkelje.

Qeveria franceze ka vlerësuar se ekzistojnë rreth 200,000 pasaporta të rreme të vaksinimit në këtë shtet.

Me raste janë zënë kriminelë që janë zënë duke hakuar stafin që merret me vaksinim, në mënyrë që të krijohen mijëra dokumente të rreme.

Afati i fundit për të marrë dozën përforcuese të vaksinës është zvogëluar nga e marta në Francë.

Doza e tretë tani kërkohet katër muaj prej marrjes së dozës së dytë, në mënyrë që të vlejë pasaporta e vaksinës.

Pa këtë dokument, jeta publike në Francë konsiderohet e kufizuar.

Qytetarët francezë duhet të jenë të vaksinuar apo të shëruar nga koronavirusi për të marrë pjesë në ngjarje sportive dhe kulturore, për të shkuar në kinema, kafiteri apo restorante.

Pasaporta po ashtu kërkohet për të udhëtuar me aeroplan apo me trena në distancë të gjatë.

Sipas të dhënave të fundit, 78.9 për qind e popullsisë franceze konsiderohet e vaksinuar plotësisht derisa 55.2 për qind e saj ka marrë dozën përforcuese. REL