Ndërsa konflikti rritet, Qeveria franceze u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga Rusia nëse prania e tyre atje nuk është “thelbësore”.

Edhe shtete të tjera kanë dhënë të njëjtën këshillë.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar “këshillon të mos merren udhëtime në të gjithë Rusinë” për shkak të vështirësive për të lënë Rusinë dhe asaj që e përshkruan si “rritje e paqëndrueshmërisë” të ekonomisë ruse.

Të njëjtën gjë këshillon edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai citon faktorë të shumtë duke përfshirë “potencialin e persekutimit të qytetarëve amerikanë nga zyrtarë të sigurisë të qeverisë ruse”.