Presidenti francez, Emmanuel Macron vazhdon të udhëheqë në sondazhe, tre muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Macron ndiqet në këto sondazhe nga kandidatja republikane e krahut të djathtë, Valérie Pécresse si dhe ajo e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.

Kreu i shtetit, Macron, i cili ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidaturën, sipas sondazheve, do të mblidhte 25% të votave, përpara Marine Le Pen me 17% dhe Valérie Pécresse 16%.

Asnjë kandidat i majtë sipas sondazheve nuk kalon kuotën e 10%.

Jean-Luc Mélenchon (”La France Insoumise”) është 10% përpara ekologut Yannick Jadot (8%), kryebashkiakut socialist i Parisit, Anne Hidalgo me 3,5%.