Lazio-Empoli kishte dhe një sfidë brenda sfidës, atë mes lojtarëve të përfaqësueses shqiptare. Dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 3-3 ndërsa dyshja Bajrami-Ismajli triumfuan në distancë ndaj dyshes Strakosha-Hysaj. Nedim Bajrami ishte lojtari më i vlerësuar mes shqiptarëve, nota 6,5: “E nisi ndeshjes si trekuartist ndërsa më pas ishte prezent në të gjithë fazën ofensive. I akullt në ekzekutimin e penalltisë”.

Me notën 6 u vlerësua Adrian Ismajli: “Një ndeshje me dy tablo për qendërmbrojtësin kuqezi, autor i një pjesë të parë pozitive ndërsa në të dytën hasi shumë vështirësi ku Lazio u hodh në sulm.

Bajrami

Me notën 5 u vlerësuan dy futbollistët e Lazios, Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj: “Fajtor në rastin e penalltisë të fituar nga Di Francesco, nuk kishte ç’të bënte në golin e dytë të pësuar. Në pjesën e dytë ishte praktikisht një spektator dhe pa faj në golin e tretë”.

Strakosha Hysaj

Me të njëjtën notë u vlerësuar edhe Hysaj: “Fajtor po aq sa edhe Strakosha në penalltinë e Empolit, për pjesën e mbetur të sfidës bën pak si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në sulm.
(BalkanWeb)