Të hënën, më 14 gusht në Himarë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, mënyrë që ai të betohet dhe të marrë detyrën.

Protesta organizohet me iniciativën e kryetarit të bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis dhe organizatës “Omonoia”, në orën 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit. Mitingu vjen si pasojë e skadimi të afatit 3-mujor të parashikuar nga Ligji Zgjedhor.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, kryebashkiaku i Athinës do të jetë ndër folësit në këtë aktivitet në mbështetje të Belerit.

“Ne qëndrojmë përkrah kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Demokracia nuk burgoset!”, është shprehur më parë Bakojanis për demokratin Beleri.

Previous articleVrasja e tifozit në Greqi, mes të dyshuarve kryesor edhe një 22-vjeçar shqiptar
Next articleLAJM I FUNDIT/ Tërmeti fortë shkund Serbinë, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë