Edhe pse nga Emergjencat civile në Elbasan u raportua se nga moti i keq nuk u shkaktua asnjë problem krejt e kundërta është raportuar nga qytetarët e Elbasanit.

Që prej mbrëmjes së kaluar rreth 10 000 banorë të zonës së Shpatit janë pa energji elektrike.

Edhe pse ka vite që kjo zonë vijon të ketë këtë probleme me furnizimin me energji elektrike sërisht nuk është marrë ndonjë masë që banoret të mos mbesin në errësirë sa here frynë erë.

Edhe në këto momente kjo zonë nuk ka drita duke lënë mbi 10 fshatra në terr.