Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në Selinë Blu mbrëmjen e së dielës drejtuesit e qarqeve dhe sekretariatin. Kjo është mbledhja e parë e PD-së me drejtuesit e qarqeve pas zyrtarizmit të listës.

Pritet që në fokus të bisedimeve të jenë zgjedhjet e 25 prillit.

Disa ditë më parë PD përfundoi caktimin e drejtuesve politikë. Në 11 qarqe u caktua nga nj drejtues kurse në Tiranë disa të tillë. sb/abcnews.al/