Sipas një deklarate të lëshuar të hënën, organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA do t’u bëjë homazhe viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri në të gjitha ndeshjet e Champions League dhe Europa League që do të zhvillohen këtë javë.

Një moment heshtjeje para fillimit do të mbahet në katër ndeshjet e para të raundit të 16-të të UEFA-s të Champions League, tetë ndeshjet e para të ndeshjeve me eliminim direkt në play-off të UEFA Europa League dhe tetë ndeshjet e para të ndeshjeve eliminatore të UEFA Europa Conference League”, tha UEFA.

“Gjatë ceremonisë para ndeshjes dhe momentit të heshtjes, në fushë do të vendoset një pankartë përkujtimore me mesazhin “Ne jemi bashkë me ju” në gjuhën turke dhe arabe. Mesazhi do të shfaqet gjithashtu nga transmetuesit televizivë dhe në ekranet gjigante në çdo stadium. Pllakat LED rreth stadiumeve do të mbeten të pa ndezura gjatë momentit të heshtjes, si shenjë e simpatisë më të thellë dhe mbështetjes së plotë për popullin turk dhe sirian”, shtoi UEFA.

UEFA tha se ata kanë bërë një “donacion fillestar prej 213,981 dollarë (200,000 euro) për të mbështetur përpjekjet humanitare pas tërmeteve në Turqi dhe Siri”, duke shtuar në deklaratën e tyre se “shiritat e zinj mund të vishen sipas gjykimit të ekipeve dhe arbitrave”.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 36,217 sipas zyrtarëve./ h.ll/abcnews.al