Një 50-vjeçar, punonjës i firmës së pastrimit të portit të Durrësit, ka gjetur vdekjen gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e punës.

Ngjarja ka ndodhur në terminalin e pasagjerëve të portit detar, aty ku ai punonte. Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari i identifikuar si Astrit Aruçi ka pësuar një infarkt dhe ka rënë mbi një ngrohëse elektrike. Për pasojë ai ka pësuar dhe djegie në pjesën e përparme te trupit nga rënia mbi ngrohësen elektrike.

Ai është gjetur nga kolegët, që kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen. Pak çaste më parë në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë që po kryejnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://706beb6bf4dbbdeeac69f2ebab86f650.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlNdërkohë do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore që do të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes.

“Rreth orës 09:15, në terminalin e pasagjerëve, në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. A., 55 vjeç (punëtor për pastrim dhe gjelbërim). Paraprakisht, dyshohet se 55-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“- njofton policia.

Top Channel