Procesi i numërimit do të vazhdojë gjatë gjithë natës së sotme, sakaq deri më tani, në Bashkinë Tiranë, kryeson Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë ka marrë 3119 vota, nga 941 në total janë numëruar 19 QV.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka 1635 vota, ndërsa Roland Bejko nga PD-ja ka arritur të mbledhë 241 vota.

Në vendin e katërt është Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë” me 233 vota. I ndjekur nga Marko Dajti i “Fronti të Majtë”, me 72 vota, për të lënë në vendin e gjashtë kandidaten nga PDIU, Lajla Përnaskan me 41 vota.

Previous articleVendoret 2023/ Procesi i numërimit ka filluar, 5 bashkitë ku kryeson koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Next articleNumërimi në Shkodër/ Benet Beci shkon te KZAZ 2, Spahia deri tani 181 vota